16,11,2025

Shqiptarët marrin iniciativë për ta ndihmuar çiftin zviceran qe u mashtrua nga Loredana

Must Read

Disa shqiptarë kanë marrë iniciativë që të ndihmojnë çiftin zviceran që u mashtruan nga reperja kosovare, Loredana Zefi dhe vëllau i saj Besniku.

Loredana Zefi është akuzuar se ka mashtuar një çift zviceran së bashku me vëllain e saj, shkruan lajmi.

Petra dhe Hans pretendojnë se Loredana ua mori 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.

Me këtë rast për ta ndihmuar palën e dëmtuar sipas “20minuten” kanë dalur disa vullnetarë të cilët kanë shprehur gatishmëri.

Blogeria Fatjonë Krasniqi së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, kanë marrë iniciativë për të filluar një fushatë donacioni për Petrën.

“Së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne vendosëm të fillonim një fushatë donacioni për Petrën” ka thënë 23 vjeçarja.

Ky grup blogeresh kanë dashur të tregojnë se shumë shqiptarë u distancuan nga veprimet e paligjshme.

Edhe një çift tjetër zviceran kanë shprehur gatishmëri për ta ndihmuar çiftin që dyshohet se e ka mashtuar reperja Loredana Zefi. Siç shkruan në “20minuten” ata janë prekur shumë nga ky rast.

Ajo thotë se Petra kishte zemër të madhe dhe u besoj atyre njerëzve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img