12,11,2025

Shqiptarët e veriut kërkojnë lirimin e Nehat Thaçit

Must Read

Ata gjatë një konference për media të mbajtur sot afër urës së Ibrit, kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe faktori ndërkombëtar që të merren seriozisht me fatin e drejtorit të policisë.

Nazmi Ismajli, kryetar i “Këshillit të Veriut”, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga burgu të drejtorit Thaçi, për të cilin tha se po mbahet padrejtësisht.

Edhe Vehbi Beqiri, përfaqësues i ‘Lagjes së boshnjakëve’, ka kërkuar lirimin e pakusht të Thaçit.  Ai ka apeluar tek kryenegociatorja Edita Tahiri që të merret më seriozisht me këtë rast, në të kundërtën të jap dorëheqje.Sipas tij, dorëheqje ishte dashur të japin edhe ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, si dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Shpend Maxhuni.

Në qytetin e Mitrovicës pati protesta edhe gjatë ditëve të kaluara, me ç’rast punëtorët e Administratës komunale, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, patën kërkuar lirimin e Nehat Thaçit.Ndryshe, eprori i lartë i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, u arrestua më 27 shtator në hyrje të Serbisë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish të Serbisë, nën akuza për terrorizëm.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img