Dy familje nga Parallova e Novobërdës, Ibishi dhe Stojkoviq, kanë probleme rreth një prone prej një hektari.
Dragan Stojkoviq po e akuzon familjen Ibishi se po e shfrytëzon parcelën për të cilën ai pretendon se ka autorizim që ta punojë.
“Kam problem me familjen Ibishi. Problemi është i kahershëm për pronën. Ai vjen këtu i lëshon bagëtitë dhe sillet sikur të ishte pronë e tij”, ka deklaruar Stojkoviqi.
Mirëpo, këto akuza i mohon Sabri Ibishi, i cili ka thënë që problemi qëndron në pronat që ky i ka blerë nga familjarët e fqinjit serb.
Në mes këtyre dy palëve të dielën ndodhi edhe një incident. Të dy familjet pohojnë se u gjuajtën me gurë nga anëtarët e familjes tjetër.
Ndërsa, Policia ka thënë situatën e kanë nën kontroll në këtë zonë, meqë dy herë brenda 24 orëve e patrullojnë këtë fshatë për të evituar incidente të mundshme. /Klan Kosova/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9QZra_Lrojo&w=100&h=281]