26,11,2025

Shqipëria vendi më i varfër në Europë (Foto)

Must Read

Gjatë kohës së komunizmit këtu në kampin e internmit në Torovicë silleshin kundërshtarët politikë të regjimit, ndërsa tani kjo godinë e braktisur shërben si strehë për familjet e varfra nga veriu i Shqipërisë. Më shumë se 100 000 shqiptarë u ekzekutuan, u burgosën ose u dërguan në kampe internimi gjatë regjimit 45-vjeçar komunist.

18139234_303

Në raportin e fundit në lidhje me prodhimin e brendshëm për frymë të publikuar nga Eurostat thuhet se Shqipëria vijon të jëtë vendi më i varfër në Europë. Duke iu referuar këtij raporti, Shqipëria për vitin 2013 është në vendin e fundit në këtë renditje. Shqipëria është shumë më poshtë se mesatarja europiane.

18139258_303

73 vjeçari Preng Sherri, përpiqet të rregullojë tualetin e tij në shtëpinë pothuajse të shkatërruar. Në fillim të viteve 90’ kolapsi i fermave dhe i kompanive shtetërore, çuan në rritjen e varfërisë. Shumë familje i siguronin të ardhura vetëm nga pjestarët e familjes që punonin jashtë vendit.

18139240_303

Dile Sherri ,74 vjeç, ndjez zjarrin në shtëpinë e saj. Ajo thotë se shpresat e tyre për një jetë më të mirë kanë marrë fund dhe e konsiderojnë veten sikur jetojnë ende në një kamp internimi, të papunë dhe me shumë vështirësi arrijnë t’ia dalin deri në fund të muajit.

18139254_303

Situata e varfërisë është më e rëndë në zonat malore të Shqipërisë. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT për vitin 2012, 15,3% e popullsisë së zonave malore jetojnë në varfëri, ndërsa 1,3% në varfëri ekstreme. Ndërkohë që në rang kombëtar 14,3% jetojnë në varfëri, ndërsa 2,2% e popullsisë së Shqipërisë jeton në varfëri ekstreme.

18139253_303

Me ardhjen e dimrit të jetosh në këto kushte bëhet akoma më e vështirë. Por familjet që kanë gjetur strehë në ish-kampin e internimit të Torovicës s’kanë rrugë tjetër e kjo mbetet e vetmja alternativë mbijetese.

18139246_303

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img