27,12,2024

Shqipëria tashmë një vend i sigurt për investime në turizëm!

Must Read

Plazhi i Palasës, i cili ndodhet pas parkut Kombëtarë të Llogarasë, përpara plazhit të Dhërmiut është konsideruar çdo herë si perla e bregdetit Shqiptar. Ky plazh ka marrë vlerësime ndërkombëtare nga media prestigjoze si Lonely Planet, Huffington Post duke e renditur si një destinacion të rekomanduar botërisht.  

“Green Coast Luxury Resort” po ndërtohet nga Balfin Group, grupi më i madh i investimeve në Shqiperi dhe në Rajonin e Ballkanit. Ky mega projekt i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 20 hektarësh, dhe që ndërthur banimin dhe turizmin, ofron siguri të plotë mbi investimin dhe të ardhmen e tij. Projekti ofron vila dhe apartamente në shitje, një shëtitore buzë detit e cila do funksionojë si qendër argëtimi dhe biznesi, një hotel me 5 yje i cili sipas burimeve zyrtare nga Green Coast Resort do të jetë një markë ndërkombëtare e standarteve më të njohura. Ndër avantazhet kryesore të këtij resorti është vendndodhja strategjike, ku përveç bukurisë së natyrës ka afërsi me pika të tjera turistike si Vlora, Dhërmiu, Jala, Saranda, Butrinti etj, vende në të cilat praktikohen akoma artizanatet dhe janë të pasura me vlera historike e kulturore. Vendndodhja e resortit jep gjithashtu mundësitë për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme sportive si lundrimi, zhytja, kanoe, parashutizmi apo eksplorimi i botës nënujore. Nëpërmjet strukturave të tij, resorti do të organizoje guida turistike, praktikimin e sporteve dimërore si dhe po ndërton ambiente të dedikuara sportive.  Ndërtimi i këtij projekti ka ecur me ritme të shpejta por çfarë është më e rëndësishmja është ruajtur në mënyrë të ndjeshme tradita në arkitekturë dhe mjedis.

Green Coast së fundmi nuk cilësohet më vetëm si vendi ideal për udhëtim dhe pushim, apo vendi ideal për të blërë shtëpinë e ëndrrave por po kthehet në një investim të zgjuar.

Për të parën herë në Shqipëri, strukturat menaxhuese që përdoren në Resortet më të mëdha në Europë po sjellin në Green Coast dhe  në tregun imobilar Shqiptar eksperiencën e tyre më të mirë. Këto struktura menaxhimi kanë gjetur mbështetje shumë të madhe nga blerësit vendas por padyshim janë suportuar nga blerësit e huaj të cilët janë të familiarizuar me të tilla struktura, ku mund të përmendim “Property Share” dhe “Renting Program”.

“Property Share” është investim në bashkëpronësi ku dy ose më shumë persona mund të blejnë një pronë, duke investuar në përqindje të ndryshme pagese. Në bazë të kësaj kuote ndahen të drejtat dhe detyrimet mes bashkëpronarëve, përfshirë këtu edhe përfitimin e pronësisë me dokumentacion të rregullt. Kjo pronë e blerë nëpërmjet kësaj skeme mund të jetë për përdorim individual ose të përdoret për arsye  biznesi.  

“Renting Program” është programi i qiradhënies së pronës, i menaxhuar plotësisht nga zyrat e administrimit të Green Coast, me qëllim kthimin e shpejtë të investimit për pronarët.  “Renting Program” ose ndryshe skema e qiradhënies, është ajo e cila e kthen shtëpinë në një investim. Pronari i njësisë dhe Green Coast nënshkruajnë një marrëveshje menaxhimi, nëpërmjet së cilës Green Coast gjen klientë për qira. Pronari paracakton ditët e përdorimit vetjak dhe pjesën tjetër të ditëve e lë banesën me qira. Në këtë mënyrë do të ketë një kthim të shpejtë të investimit. “Renting Program” është i vlefshëm për të gjithë pronarët e njësive në Green Coast, si për ata që janë pronarë të plotë të njësisë, edhe për ata të cilët janë bashkëpronarë nëpërmjet Property Share.

Më interesantja për banorët e Green Coast, është padyshim kombinimi i të dyja strukturave për të marrë më të mirën prej banesave të tyre; të jenë pronar në një resort luksoz dhe të kenë një kthim investimi në kohë të shkurtër.

Për shkak të rëndësisë dhe impaktit në ekonominë dhe turizmin shqiptar, ky projekt sot gëzon edhe statusin

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img