27,11,2025

Shqipëria, miqësore me Ukrainën më 3 qershor

Must Read

shqiperi

Kombëtarja Shqiptare e futbollit ka siguruar edhe një tjetër miqësore në kuadër të përgatitjeve për Europanin e kësaj vere në Francë.

Skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi do të luajë më 3 qershor ndaj Ukrainës në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri d’Italia” në orën 20:30.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët ukrainas për të zhvilluar një miqësore midis dy kombëtarëve në kuadër të përgatitjeve për finalet e Europianit “Francë 2016””, thuhet në deklaratën e FSHF-së ku jepen edhe detajet e miqësores.

Përpara miqësores më Ukrainën, më 29 maj, “kuqezinjtë” do të zhvillojnë miqësoren me  e cila është zyrtarizuar prej kohësh nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndërkohë, më 5 qershor luhet edhe miqësorja e fundit e Kombëtares kuqezi ndaj Kanadasë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img