15,11,2024

Shqipëri – Serbi, skandal i madh një vit pas ndeshjes

Must Read

Shqipëri-Serbi e luajtur një vit më parë në Elbasan është përgatitur në një presion të madh, teksa rreth stadiumit ishte e mbushur me policë, me të gjitha gradat.

Ngjarja e Beogradit i kishte trembur të gjithë, dhe një tjetër ngjarje e tillë do kishte pasoja të rënda.

“Sport Ekspres” ka sjellë sot një ngjarje të pa rrëfyer më parë, dhe kjo nga arbitri i ndeshjes Nicola Rizzoli, i cili në praninë e disa arbitrave të rinj shqiptarë, ka treguar atmosferën e ndeshjes si fillim.

“Sapo zbritëm në fushë për nxemjen e zakonshme, një rrebesh vërshëllimash na bllokoi veshët për disa minuta. Nuk ishin për ne, por për lojtarët serb. E teksa vrapoja shihja stadiumin e tejmbushur”.

Për Rizzolin ishte e vështirë ta gjykonte atë ndeshje: “Nuk do të mund te drejtoja atë ndeshje në asnjë formë tjetër përveç se të përpiqesha të ruaja qetësinë dhe të shmangia vendime që mund të ndiznin ndeshjen. Po pata frikë për jetën dhe ju them sepse”, tregon italiani, që rrëfen më pas ngjarjen e ndodhur në dhomat e zhveshjes me kapitenin Ivanovic.

“Në dhomat e zhveshjes na afrohet Ivanoviç, kapiteni i Serbisë dhe më drejtohet: “Nëse se ke dhënë atë penallti i shtyrë nga ambienti, dije se sapo i ke hyrë në hak popullit serb që tani kanë punë me ty dhe të duan të vdekur… Të kuptohemi, nuk kam asgjë unë me ty, por të garantoj që populli serb ka!”.

Sigurisht që këto fjalë e kanë shtangur Rizzolin, i cili i tregon rastin në fjalë Ivanovicit, dhe kapiteni dorëzohet dhe pranon se arbitri italian kishte marrë vendimin e duhur.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img