19,11,2024

Shqetësime sociologjike

Must Read

Të jetosh sot, e të mendosh sikur dje!, është një paradox që po ndodh fatkeqësisht tek ne…

Unë,si një studiues i vogël,dhe si një gardian i shqetësimeve të qytetarisë  aktive më dhembë,shumë më dhembë forma e “urbanizmit politik” që po e përjetojmë ne si qytetar të thjeshtë, pas luftës në Kosovë,gjegjësisht në Ferizaj.

Do ti qasem nga dy kënde kësaj problematike:

Qasja e parë thuhet se “Urbanistët”e mbajnë qëndrimin se dinamika fizike dhe sociale e hapësirës publike duhet të luajë një rol qendror në formimin e publikut dhe kulturës publike, rrugëve, parqeve, shesheve, si dhe hapësirave të tjera të përbashkëta të një qyteti,që i shohin  si simbole kolektive për mirëqenien dhe mundësit e shprehjes së lirë, vendet e takimit publik dhe formimin e kulturës qytetare, si dhe hapësirave  të rëndësishme të reflektimit politik.

Ndërsa qasja e dytë: nga “komentatorët urban” dhe “praktikuesit urban” qëndrojnë stoik krahas mendimit se ekzistojnë lidhje e fortë në mes të hapësirës urbane publike, kulturës qytetare, dhe formimit  politik.

E në vendin tonë,ku shtrirja urbane po ecën pa u konsultuar fare sociologët urban, dhe përdorimin e  shumëfishtë të hapësirës publike dhe përhapjes së vendeve të shprehjes politike e kulturore, politikanët po e duan vetëm  të përmbushin rolin e tyre politik,sepse aty po e imponojnë më lehtë “bindjen qytetare”, nëpërmes stihisë së urbanizmit politik .

Nuk jemi larg nga koha kur hapësirat qendrore publike të qytetit tonë  ishin të “rezervuara” për një “hero” të gjallë të partisë, për një kryetar partie, kryeministër ,kryetar shteti, gjithnjë duke u thirr së pari nga aspekti “kulturor” e “patriotik” e më shumë politik.
Që i bie se ende nuk jemi larguar nga bindjet e “kalitura” të praktikave të mbrapshta,apo ende “vuajmë” nga mentaliteti  monist!

Nuk na duhen aq sheshe,e aq buste nëpër qytet,që ta ngarkojmë hapësirën publike me politikë e luftë,e të anashkalojmë historinë,artin,kulturën,sportin,dijen ,etj!

Dy shembuj:

  • Vjen një turist Anglia apo Franca,dhe ai është i interesuar për të mësoj dhe të shoh diçka për historinë,artin,kulturën e Ferizajt?
    Çka i afrojmë ne, në shikim të parë atij në qytetin tonë?
    Rrugë të asfaltuara,Parqe tallava,buste të dëmtuara,pllaka guri e mermeri!

Edhe turisti i huaj ikën…(ne themi si zakonisht- punë e madhe!).

 

  • Vjen një studjues i huaj,dhe dëshiron që të shkruaj për trashëgimin kulturore të qytetittë Ferizajt…
    Ne i afrojm atij,prap njejt :
    Rrugë të asfaltuara, Parqe tallava,buste të dëmtuara,pllaka guri e mermeri,edhe restorante të mira!
    Edhe ky tjetri hanë mirë,edhe ikën atje ku gjen elemente për studimin e tij…(ne prapë themi, si zakonisht- punë e madhe!).

Prandaj duhet menaxhuar mirë hapësirën publike në mënyrë që të krijojmë veprimtari shoqërore ku do të shpërfaqet angazhimi qytetar i takimit me të huajt,të afrohet potencial për bashkim social ,ku heqim shikimin tonë nga problemet e përditshme, dhe rrisim disponimin tonë ndaj tjetrit.

Dhe nuk duhet anashkaluar konsultimi me sociologët urban,gjatë hartimit,përpilimit dhe planifikimit hapësinor të qytetit, që fryma e qytetarisë të reflektoj tek secili i huaj që vjen të na vizitoj, e jo të vet kënaqim sytë dhe shpirtin tonë me patriotizëm folklorik,sepse nga lidhja e fortë në mes të publikut urban dhe  hapësirave publike ruhet virtyti urban,qytetar dhe  identiteti i shtetësisë së Kosovës.

Në fund të kësaj kam edhe propozime konkrete:

– Pse, nuk krijohet për shembull në Jezerc “ Parku i UÇK-së  “,dhe atje të vendosen buste e përmendore të ndryshme në forma e në hapsira që shpërfaqin një qëndresë heroike të dëshmorëve tanë?

-Pse, “Parku i Lirisë” mos të emërtohet “Parku i sportit dhe rekreacionit”,dhe atje të vendosen buste e përmendore të sportistëve të qytetit tonë,që kontribuuan me dekada për qytetin tonë?

-Pse, te qendra e kulturës mos të krijohet “Parku i artit dhe kulturës”,dhe atje të vendosen buste e përmendore të artistëve të qytetit tonë,që kontribuuan me dekada për qytetin tonë?

Shkruar nga Raif Musa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img