28,08,2025

Shpend Ahmeti tregon detajet si u sulmua dje!

Must Read

download

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka zbuluar detaje rreth sulmit të djeshëm që i ka ndodhur në Maqedoni gjatë ndeshjes mes Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka reaguar pas sulmit që i është bërë nga tifozët e Vardarit, ‘Komitët’, gjatë ndeshjes ndaj Shkëndijës së Tetovës. Ai përmes një postimi në Facebook ka zbuluar treguar rreth sulmit të djeshëm që ndodhi në stadiumin ‘Filipi i dytë’.

Ky është postimi i Ahmetiti në Facebook:

Të gjithë ata që më njohin e dinë se jam një adhurues i madh i futbollit. Tash e disa vite jam edhe tifoz i Shkëndijës së Tetovës dhe sipas mundësive kam përcjell ndeshje të ndryshme edhe në kampionatin e Maqedonisë edhe kur kanë luajtur në kualifikime evropiane.

Dje isha në ndeshjen vendimtare të kampionatit në mes të Vardarit dhe Shkendijes në Shkup. Tifozëve të Shkëndijës i ishte ndaluar hyrja në stadium ndërsa aty ishin mbledhur rreth 2 mijë tifozë të Vardarit. Ne ishim rreth 20 shqiptarë, mysafirë të klubit Shkëndija të cilëve udhëheqësit e Vardarit na kishte vendosur në mes të tifozëve të Vardarit.

Gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit “shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur”. Pasi shënoi Vardari, gjanat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë.20160418101522174_1460968684-4444444

Kur filluan të këndojnë se të gjithë maqedonët të ngritën në këmbë e vërtetuar se ishim shqiptarë. Mirëpo incidenti ndohi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijës u ngrit në këmbë për të festuar.

Që nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty. Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua ti qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë.

Jam i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë. Megjithatë, ajo që nuk mund të tejkalohen jane dy gjëra:

1. Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër.

2. Përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët. Koketimi i partive tona për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve do të sjellë më shumë diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve e jo vetëm në ndeshje futbolli.

Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img