Edhe pse me nenin 13 të Kushtetutës së vendit, Prishtina e siguron titullin si kryeqytet i Kosovës, ajo ende nuk e ka nji ligj.
E pasojat e mungesës së ligjit për Prishtinë ma së miri i din ish-kryetari i kësaj komune, tashmë Kryeministër i vendit, Isa Mustafa, i cili nuk asht tue e procedu këtë projektligj në Kuvend.
Madje kujtojmë që problemet e shumta për të cilat ai ballafaqohej, ia adresonte mungesës së këtij ligji.
Edhe vetë Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në nji intervistë për Televizionin Rrokum thotë se fajet për këtë i ka Qeveria e vendit e jo komuna e Prishtinës.
I pari i Prishtinës, njofton për nji nisëm të re ku Prishtinën në vjeshtë të këtij viti ka me ba me statutin e saj meritor.
Mirëpo, Ahmeti numëroi pasojat që sjellë mungesa e këtij ligji.
Hartimi i këtij ligji ka nisë qe në vitin 2010, por miratimi i tij ka mbetë peng i politikes udhëheqëse.
https://youtu.be/zQAZFSuNM8k