27,11,2025

Shpaloset Obelisku kushtuar kontributit të mantelbardhëve ferizajas

Must Read

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, po mbahet edhe java e shëndetësisë ferizajase, e mbushur me shumë aktivitete të ndryshme. Sot, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputetit të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, drejtorit të DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini, menaxhmentit të QKMF-së, Spitalit Rajonal, QRSHP-së, Shëndetit mendor si dhe dhjetëra punonjësve shëndetësor u shpalos obelisku kushtuar kontributit të mantelbardhëve ferizajas ndër dekada, në kujtim dhe falënderim për kontributin e tyre.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili falënderoi mantelbardhët për kontributin e tyre, dhënë për shëndetin e qytetarëve, kurse drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini vuri theksin tek aktivitetet që po shënojnë këtë javë. Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtuan edhe menaxhmenti i lartë i institucioneve shëndetësore të tri nivele në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img