28,07,2025

Shpallet  tenderi për sigurimin e shkollave  fillore dhe të mesme

Must Read

Ferizaj.01.06.2017. Zyra e Prokurimit në Ferizaj ka shpallur tenderin për projektin “Sigurimi i Shkollave  Fillore dhe të Mesme” në Ferizaj.

Disa ditë pasi Anëtarët e Komitetit të PPP-së aprovuan Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Sigurimi i shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj”, për Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Parkingu nëntokësorë P2 në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit”, si dhe Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “ ndërtimi i parkingut P3” në Ferizaj, në afërsi të Stacionit të Policisë, Komuna e Ferizajt ka shpallë edhe tenderin për realizimin e këtyre projekteve.

Në kuadër të këtyre projekte  është paraparë që  në Ferizaj të investohen rreth 20 milion euro.

Një nga projektet është edhe ai i sigurisë në shkolla i cili pritet të rrisë sigurinë në shkolla .

“ Projektet e aprovuara janë të një rëndësie të madhe ngase në radhë të parë ngrisin nivelin e sigurisë nëpër shkolla dhe sigurinë e përgjithshme në komunikacion. Shpresojmë që të fillojnë të realizohen shpejt në mënyrë që të përfitojmë edhe ambiente më të bukura ngase parashihet që rreth këtyre parkingjeve nëntokësore të ndërtohen parqe e ambiente të gjelbëruara.” deklaroi kryetari Svarqa.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img