18,11,2024

Shoqja e studimeve të Gjingjiqit: Gjatë demonstratave të 1981-es, të dytë simpatizuam shqiptarët

Must Read

Më pak se katër vjet më parë, Dunja Mellçiq, shoqja e dikurshme e dhomës dhe e studimeve e të ndjerit Gjingjiq, në një intervistë për transmetuesin publik ndërkombëtar gjerman, Deutsche Welle, ka thënë se në kohën kur shpërthyen demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1981, ish-kryeministri Gjingjiq dhe ajo simpatizuan shqiptarët. Ata asokohe studionin bashkë në Gjermani, ndërkaq Gjingjiq e kisha pasur mentor sociologun dhe filozofin gjerman me famë botërore, Jürgen Habermas.

“Më 1981 filluan trazirat në Kosovë. Zoran e ka pasur një mendim shumë mirë të përpunuar për Kosovën dhe në inteligjencën serbe është dalluar për tolerancën e tij të jashtëzakonshme ndaj shqiptarëve. Edhe nëse ndonjë herë ka thënë diçka jashtë atyre kornizave, këtë e ka bërë për shkak të nevojave pragmatike prej politikani. Por, më kujtohet fare mirë se ne të dy, gjatë trazirave të vitit 1981, simpatizuam shqiptarët”, kishte thënë Mellçiq për Deutsche Welle, transmeton lajmi.net.

Pak para vrasjes së tij, rikujton Mellçiq, Gjingjiq e kishte ngritur çështjen e Kosovës. Ai konsideronte se për Kosovën patjetër duhej biseduar, se kjo çështje nuk guxonte të mbetej e pazgjidhur. Ato deklarata të tij shkaktuan ankth the tension të përgjithshëm, edhe pse shumica e njerëzve e shikonin atë shume pozitivisht.

“Por, shikoni tani këtë: dhjetë vjet pas vrasjes së Gjingjiqit, me Kosovën tashmë të pavarur, Daçiq për herë të parë e ka rihapur këtë temë. Edhe sot e kësaj ditë një numër shumë i madh i njerëzve e kanë të qartë se kjo është e pashmangshme. Nuk ka rrugë tjetër, është e qartë se Serbia nuk mund të lëvizë nga pika e vdekur derisa nuk e zgjidhë dhe qartëson qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës”, kishte pohuar tutje Mellçiq. Mellçiq përfundon duke thënë se Gjingjiq qysh atëherë e kishte ditur se Kosova nuk mund të ishte më e Serbisë dhe sigurisht se shumë gjëra do të zgjidheshin në favor edhe të vetë Serbisë po të ishin zgjedhur nën udhëheqjen e tij./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img