11,09,2025

Shkup, sot bëhet spërkatja e parë kundër mushkonjave për këtë vit

Must Read

Sperkatja-kunder-mushkonjave-780x439

Sot bëhet spërkatja e parë kundër mushkonjave për këtë vit

Dezinfektim me aeroplan kundër mushkonjave do të realizohet sot në Shkup, ndërsa nesër do të zbatohet dezinfektimi terestrik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qyteti i Shkupit informon se dezinfektimi i parë aerosol (me aeroplan) për këtë vit do të realizohet prej orës 6 deri në orën 12. Do të përfshihen të gjitha vendet moçale, kanalet dhe sipërfaqet ekzistuese të ujit në Shkup dhe rrethinë, si dhe rrjedha e lumit Vardar.

Dezinfektimi i parë për këtë vit, do të realizohet nga ora 9 deri në orën 17. Do t’i përfshijë të gjitha sipërfaqet ekzistuese të ujit në Shkup (kanale, liqene në parkun e qytetit, liqeni Treska dhe në rrjedhën e lumit Vardar).

Informohet nga Qyteti se përderisa kushtet e motit nuk lejojnë, dezinfektimi me aeroplan kundër mushkonjave do të bëhet në ditët e ardhshme, në kohën e njëjtë.

Autoritetet e qytetit apelojnë te bletarët me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img