Lajme

Shkon në 24 numri i të vrarëve nga sulmi në Pakistan

By FerizajPress

January 22, 2017

Kjo pasi tre nga të lënduarit, kanë ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së kaluar, kurse edhe 90 persona tjerë ende po marrin trajtim mjekësor.

Shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet i improvizuar në një kuti perimesh.

Sipas raporteve ky sulm është kryer nga talebanët e Pakistanit, dhe ka të bëjë me përkrahjen e shiitëve ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al Assad.