Sot në ShFMU ” Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajtën garat Republikane në pingpong nën patronatin e Federatës së sportit shkollor.

Të pranishëm në këto gara ishin Shefi i divizionit të sportit shkollor në departamentin e Ministris së Kulturës, Rinis dhe Sportit, z.Fikret Shatri, sekretari i Federatës së sportir Shkollor z.Agron Dubovci, nënkryetari i Komunës së Ferizajt z. Arton Gavazi, Drejtori i DKA-së z.Afrim Llabjani dhe zytrari për Arsim z.Bashkim Bytyqi.
Në këtë garë morën pjesë regjioni i Prishtinës , Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Gjakovës dhe nikoqiri i kësaj gare Ferizaj ku u arritën këto rezultate:

SHML-FEMRAT
Vendi i parë:
Gjimnazi”Kuvendi i Arbërit” -Ferizaj 🥇🏆
Vendi i dytë:
Gjimnazi “Hajdar Dushi”- Gjakovë🥈
SHML-MESHKUJT
Vendi i parë:
Gjimnazi”Kuvendi i Arbërit” -Ferizaj🥇🏆
Vendi i dytë:
Shml “Shkolla e Arteve”- Pejë🥈
SHFMU-FEMRAT
Vendi i parë:
“Jeronin de Rada” -Ferizaj 🥇🏆
Vendi i dytë:
“Agim Ramadani”-Gjilan🥈
SHFMU-MESHKUJT
Vendi i parë:
“Jeronim de Rada” -Ferizaj🥇🏆
Vendi i dytë:
Shfmu”2″- Vushtrri🥈
Kryetari i Federatës së sportit shkollor z.Ardian Telaku falënderoi të gjitha regjionet për përkushtimin dhe punën që po bëjnë në këto aktivitete sportive, shoqatën e pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor të Ferizajt për këtë organizim si dhe Drejtorin e shkollës “Tefik Çanga” dhe Klubin e pingpongut “Ahmet Hoxha”.


