02,05,2024

Shkollat e Ferizajt, joshëse për nxënës nga komunat fqinje

Must Read

Ferizaj, 13 dhjetor – Dhjetëra nxënës të klasave të 10-ta nga komunat fqinje të Ferizajt si Shtimja e Kaçaniku vazhdojnë t’i braktisin shkollat e tyre për t’u regjistruar në drejtime profesionale dhe në gjimnaz në shkollat e Ferizajt me bindje se mësimi është më cilësor.

Një dukuri e tillë sikur edhe gjatë viteve të kaluara e ka goditur SHFMU “Lasgush Poradeci” në fshatin Muzeqinë të Shtimes dhe paralelja e ndarë në fshatin Vojnovc, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i kësaj shkolle, Agim Avdiu, ka thënë se disa nxënës pas përfundimit të klasës së nëntë po i ndjekin mësimet në shkollat e Ferizajt, ndërkaq sipas tij, ka edhe nxënës filloristë të cilët po i braktisin shkollat me bindje për një cilësi më të mirë.

Ai shpjegon se aktualisht kjo shkollë së bashku me paralelet e ndara ka rreth 800 nxënës, ndërkaq në vitet e kaluara numri i tyre ishte më i madh.

Ndërkaq, drejtori komunal i Arsimit në Shtime, Hajrullah Ademaj, ka shpjeguar se nxënësit e lokaliteteve Muzeqinë, Voinovc dhe disa të tjera po regjistrohen në shkollat e Ferizajt për shkak të afërsisë me këtë qytet. .

Kjo dukuri gjatë këtij viti e ka prekur edhe komunën e Kaçanikut. Shukri Luta, këshilltar në KK të Kaçanikut nga radhët e Iniciativës Bashkimi Demokratik për Kaçanikun (BDK), ka thënë se si pasojë e cilësisë së dobët të mësimit dhjetëra nxënës të kësaj komune të klasave të 12-ta janë regjistruar në shkollat e Ferizajt.

Nga ana tjetër Muhamet Halili, drejtor i Arsimit në komunën e Ferizajt, ka deklaruar se ky qytet i ka katër shkolla profesionale të cilat nuk i kanë komunat fqinje si Kaçaniku e Shtimja, ndërkohë edhe cilësia e mësimit është më e mirë… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

http://koha.net/?id=9&l=147014 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img