05,05,2024

Shkolla “Mejdi Xhaferri” përfiton një donacion prej 5 mijë dollarëve amerikan

Must Read

Ferizaj.14.04.2017. Shkollës fillore “Mejdi Xhaferi” në fshatin Mirosalë të Ferizajt, iu dhurua një donacion në vlerë mbi 5 mijë dollar nga ushtari i Bondstillit dhe djali i tij Allen Ray Jones. Ai tha se, Kosovën e kishte njohur nga babai i tij i cili që nga viti 2014 kishe qenë ushtar në kampin Bondstill. Allen, shtoi se, këto mjete i kishte mbledhur fal një projekti të tij dhe organizimit të një koncerti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“ E kamë bërë një koncert dhe i tregova fëmijëve për Kosovën me ardhjen e tyre në koncert ata kanë dhuruar si donacion edhe shuma të mëdha të të hollave për të ndihmuar në këtë projekt që u realizua sot në këtë shkollë”, tha Allen Ray Jones.
E, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin që është dhënë nga vendi i cili vijnë edhe donatorët. Ai shprehu falënderimet e tij jo vetëm për donacionin por edhe për mobilizimin që është bërë që në një mënyrë ata kanë arritur ta njohin Kosovë.
“ Unë jam shumë mirënjohës dhe falënderues për kontributin që kanë dhënë fqinjët, shokët dhe nxënësit e këtij komuniteti prej nga vijnë donatorët dhe jo vetëm rëndësinë që ka donacioni por, për rëndësinë që ka mobilizuar dhe aktivizuar një numër të madh të pjesëmarrësve të cilët përmes atyre 40 vetave që kanë performuar aty kanë arritur që në një mënyrë ta njohin Kosovës”,ka potencuar Svarqa.
Një donacion i tillë është mirëpritur edhe nga drejtuesit e shkollës fillore të fshatit Mirosalë.
“ Nga ky donacion shkolla ka përfituar, 4 kompjuter, 3 llaptopa, 1 printer, 1 projektor, 20 banka, 50 topa për nxënës dhe lyerjen e brendshme të shkollës”, tha drejtori Naim Bytyqi.
Koordinatorja e këtij projekti Alberta Maloku, tregoi se si ka ardhur deri te kontakti me donatorin e këtij projekti.
Komuna e Ferizajt dhe drejtoria e shkollës, si dhe përfaqësues të kampit Bondstill me këtë rast në shenjë falënderimi ndanë edhe mirënjohje për donatorët e këtij projekti. E, nxënësit e shkollës fillore “Mejdi Xhaferi kishin përgatitur edhe një program të pasur kulturo-artistik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img