02,05,2024

Shkolla “Gjon Serreqi” shënon ditën e saj

Must Read

Me një manifestim të përgatitur nga nxënësit, arsimtarët dhe drejtues e kësaj shkolle është shënuar kjo ditë.

Në këtë manifestim merrnin pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij, prindër, arsimtare si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Të pranishmëve me një fjalë rasti fillimisht ju është drejtuar drejtori i kësaj shkolle Milazim Dërguti. Ai ka folur për sukseset dhe të arriturat e shkollës, por edhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen si institucion shkollor.

Ndërsa kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka uruar nxënësit dhe drejtuesit e kësaj shkolle për këtë ditë, ndërsa ka theksuar faktin se të gjithë kanë detyrime ndaj figurës dhe personalitetit të Gjon Serreqit, por edhe ndaj të gjithë dëshmorëve, martirëve që të sillemi me përgjegjësi të lartë ndaj detyrave dhe obligimeve që jeta, shoqëria dhe puna na vënë përpara.

“Tashmë jetojmë në një kohë kur jemi të lirë për të mësuar, për të punuar e vepruar për të mirën tonë, të familjes, të rrethit të ngushtë e të gjerë shoqëror. Këtë fat nuk e kanë pasur të gjithë dhe gjithherë. Mjafton të kujtojmë vetëm Gjon Serreqin dhe qindra e mijëra atdhetarë, luftëtarë e intelektualë që u vranë dhe u pushkatuan, vetëm pse kishin mendimin e tyre të ndryshëm nga ideologjia mbisunduese e kohës.
Siç e dimë të gjithë, Gjon Serreqi u pushkatua vetëm sepse ëndrra dhe idealet e tij, nuk përkonin me ideologjinë e pushtetit që u vendos në Kosovë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Se deri ku mund të shkojë çmenduria ideologjike dhe deri në çfarë mase bindjet politike mund t’ua errësojnë sytë e mendjen disa njerëzve, tregon edhe rasti i Gjon Serreqit dhe i bashkëmendimtarëve të tij. Familjare të Gjonit kanë treguar se babai dhe e motra e Gjon Serreqit, kishin kërkuar lehtësim të dënimit nga prokurori i asaj kohe, që s’dua t’ia përmend emrin, me arsyetimin se Gjoni nuk ishte vrasës. Ai ishte thjeshte një luftëtar për idealet e tij atdhetare, që po vepronte politikisht, por jo ushtarakisht. Por, prokurori ishte përgjigjur, se Gjoni po t’i kishte edhe dhjetë kokë, të gjitha do t’i priteshin, sepse konsiderohej armik i përbetuar shtetit”, ka thënë kryetari Svarqa.

Me këtë rast është shfaqur edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle për këtë ditë.

16602648_1430148033686682_7862900688067957374_n (1) 16648987_1430148233686662_1417742912929613180_n 16640757_1430148223686663_1353007166456559746_n 16681848_1430148030353349_3041739303801046537_n 16602648_1430148033686682_7862900688067957374_n (1) 16602648_1430148033686682_7862900688067957374_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img