Nxënësit e shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, tash e tutje stomatologun e tyre do ta kenë në objektin e tyre shkollore.
Në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj u inaugurua ordinanca stomatologjike. Drejtues komunalë dhe ata të institucioneve të shëndetësisë thonë se studimet e realizuara kanë treguar afër 90 % e fëmijëve të kësaj shkolle kishin diku nga 2 dhëmbë të prishur. Kjo sipas tyre ka përshpejtuar edhe realizimin e këtij projekti.
“Unë e përgëzojë drejtorinë e shëndetësisë, por edhe drejtoreshën e QKMF-së për masat që kanë marr për fillimin e mbrojtjes së shëndetit nëpër shkolla. Karriga stomatologjike do të kenë edhe shkolla të tjera që merren me këtë problem ” ka thënë kryetari Svarqa.
Nga ana tjetër drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Ibadete Bucaliu, thotë nevoja për këtë karrige stomatologjike ka qenë shumë e nevojshme për këtë shkolle.
Edhe drejtori i shkollës, Milazim Dërguti e mirëpriti hapjen e kësaj ordinance në objektin e shkollës. Tha se me të vërtetë ishte një nevojë.
E, mysafir nderi në këtë përurim të ordinancës ishte Ernst Schütz, nga Gjimnazi “Robert Kohn” i Degendorfit të Bajernit, i cili përmes ndërmjetësimit me organizatën Gizi gjerman ka evidentuar disa nevoja të kësaj shkolle. Ai zotohet se në fillim të vitit 2017 do të sjellë kontigjent pajisjesh e bashkë me to edhe nxënës të atjeshëm për të shkëmbyer përvoja.
“Ne do të sjellim inventar shkollor dhe transportin do ta kryejmë bashkë me nxënës, kjo do të shënojë fillimin e bashkëpunimit. Mendojmë që një top i borës fillon nga i vogli dhe bëhet më pastaj u madh, në këtë mënyrë synojmë edhe thellimin e bashkëpunimit”.
Iniciativën e përfaqësuesit gjerman e mirëpriti edhe kryetari i Ferizajt, Svarqa.
Për më tepër mjeku që do të punojë në këtë ordinancë stomatologjike në shkollën “Gjon Serreçi” do të angazhohet 40 orë në javë.