Shkolla fillore “Gjon Serreçi” me vendqëndrim të caktuar për prindër

Must Read

Shkolla fillore   “Gjon Serreçi” nga shtatori do të ketë një vendqëndrim të caktuar për prindër.

Ideja për ndërtimin e këtij objekti ka lindur nga stafi i shkollës, ndërsa qëllimi i ndërtimit është ndërprerja e frekuentimit të prindërve në objektin shkollor, e zhurmës dhe rritja e nivelit të higjienës brenda shkollës.

Objekti është thënë se mund të përdoret edhe si mësonjëtore verore, në të cilin mund të organizohen aktivitete mësimore Ideja për ndërtimin e një vend pushimi për prindër tashmë është materializuar.

Prej vitit të ardhshëm në të mund të qëndrojnë prindërit që shoqërojnë fëmijët e tyre në kasat e ulëta. Drejtues të shkollës kanë thënë se këshilli i arsimtarëve në përfundim të viti shkollor ka marrë vendimin për ndërtimin e këtij objekti, ndërsa mjetet janë tubuar nga aktivitetet që kanë zhvilluar nxënësit dhe arsimtarët gjatë vitit shkollor në shumë punë praktike që kanë bërë.

“Për ndërtimin e këtij objekti janë ndjekur të gjitha procedurat për ndërtimin e këtij objekti, ashtu siç i parasheh Ligji për prokurimin publik, me ç’rast projektin e ka fituar kompania që ka pasur ofertën më të favorshme në aspektin financiar” ka thënë Milazim Dërguti, drejtori i SHFMU “Gjon Serreçi” Ferizaj

Objekti i vendqëndrimit për prindër ka një kosto prej 3 mijë eurosh, por drejtuesit e shkollës kanë thënë se ndaj operatorit kanë obligime pasi nuk kanë mundur të sigurojnë të gjitha mjetet.

Ky objekt do të ketë rëndësi të shumëfishta, thonë drejtuesit e shkollës, duke arsyetuar edhe ndërtimin e tij.

Objekti i vendqëndrimit për prindër është i pari i këtij lloji në Komunën e Ferizajt.

13950884_1100273476686231_1263957088_o 13932177_1100273630019549_694819291_o 13950717_1100273643352881_528050323_o

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasja makabre e Bekim Varit në Ferizaj: Një vit dhe vetëm një seancë gjyqësore!

Ka kaluar më shumë se një vit që kur i riu nga Ferizaj, Bekim Vari, u gjet i vrarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img