18,05,2024

Shkolla fillore “Abetarja” në Softaj , shënon ditën e saj

Must Read

Ferizaj.08.06.2017. Struktura udhëheqëse të qeverisë lokale të Ferizajt, drejtues të shkollës, prindër, nxënës dhe mësimdhënës, gjatë ditës së sotme morën pjesë në shënimin e ditës së shkollës “Abetarja” në fshatin Softaj.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili tha se arsimi dhe edukimi në vendin tonë sot ndodhet para disa sfidave.

“Unë jam i lumtur për rezultatet që po arrihen në përgjithësi, në shkollat tona përkundër hendikepëve tona që nuk po arrijmë ti orientojmë nxënësit semimaturantët në drejtime profesionale të cilat do të ndikonin në lidhjen e mësimit me mësimin praktik dhe do të krijonin kushtet me hapjen e vendeve të reja të punësim”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa, ka shtuar se të gjitha këto aktivitetet po shënohen edhe falë dëshmorëve të kombit të kësaj ane, siç janë: Kemajl Hetemi, Gëzim Sahiti, Arsim Rexhepi, Rexhep Demiri dhe Fatmir Kërqeli.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe drejtori i kësaj shkolle Ismet Balaj, i cili foli për jetën dhe veprën e dëshmorëve, por edhe për suksese dhe sfidat që përballen si shkollë.

Në emër të familjarëve të dëshmorëve të pranishmit i ka përshëndetur Vehbi Kërqli.

Me këtë rast u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik, i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, por edhe u ndan mirënjohje për kryetarin e komunës, Muharrem Svarqa dhe drejtorin e deritanishëm të kësaj shkolle Xhevdet Shabanin.

Po asht janë vendosur edhe kurora të freskëta me lule tek lapidari i dëshmoreve Kemajl Hetemi, Gëzim Sahiti, Arsim Rexhepi, Rexhep Demiri dhe Fatmir Kërqeli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img