27,04,2024

Shkolla e fshatit Gaçkë përfiton donacion nga IPKO dhe Komuna e Ferizajt

Must Read

Kompania IPKO në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, ka dhuruar një donacion për rregullimin e tualeteve në shkollën e fshatit Gaçkë, por të njëjtën gjë e ka bërë edhe në fshatin Zllatar ku ka bërë rregullimin e dyerve të asaj shkolle.

Projekti “Mësuesit zgjedhin, ne implementojmë” është një projekt i kompanisë IPKO, ku në këtë projekt janë përfshirë gjithsejte 50 shkolla në të gjithë Republikën e Kosovës.

15284909_1352965071404979_3680631167879715559_n

Në këtë projekt është përfshirë edhe Komuna e Ferizajt, ku deri më tash kanë përfituar pesë shkolla fillorë në zonat rurale. Sipas Alban Kastratit zyrtarë për marrëdhënie e publikun në kompaninë Ipko, fokus i kësaj kompanie ka qenë që të investohet më shumë në zonat rurale për shkak të asaj se shkollat e këtyre zonave kanë më shumë nevojë.

“Jemi fokusuar në shkolla publike të cilat janë të pozicionuara nëpër fshatra, për shkak të asaj se në këto zona ka nevojë më të madhe për të investuar në infrastrukture si dhe në krijimin e kushteve bazike për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, ka thënë Kastrtai.

Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, është shprehur se me këto projekte kanë rëndësi shumë të madhe për nxënësit, por edhe mësimdhënësit sepse shumicën e kohës së tyre e kalojnë në shkollë.

“Ky ka qenë një projekt që ka qenë i domosdoshëm në këtë shkollë për rregullimin e tualeteve, të cilat tualete nuk është investuar asnjëherë që nga viti 1983. Ka pasur nevojë të jashtëzakonshme që të krijohen kushte sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit. Në shkollën e fshatit Zllatar po ashtu me bashkëpunim me kompaninë IPKO kemi bërë edhe ndërrimin e dyerve të kësaj shkolle”, ka thënë drejtori Halili.

15338851_1352965074738312_9097149499245573003_n

Realizimin e këtij projekti e ka mirëpritur edhe drejtori i shkollës fillorë “Imri Halili”, Arben Halili. Ai tha se me realizmin e këtij projekti shkolla ka një pamje krejtësisht tjetër.
U bë e ditur se kompania IPKO do të realizoje edhe projekte të tjera gjatë vitit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img