13,07,2025

Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë, Shkolla profesionale që vetëfinancohet

Must Read

Nxënësit e shkollës profesionale të agrobiznesit dhe teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj çdo mëngjes e nisin mësimin me punë praktike në dy serrat e ndërtuara në kopshtin e saj. Ndërsa ia bëjnë hyzmetin mbjelljes së fidanëve, ata kujdesen edhe për rritjen dhe rendimentin sa më të madh të tyre.

Kur vjen koha e vjeljes së perimeve, ata i paketojnë kulturat me mbikëqyrje profesionale, të cilat më pas nxirren në treg, shkruan sot “Koha Ditore”. Shitja e produkteve si domate, speca, tranguj, spinaq, sallatë e gjelbër, etj., është e garantuar. Shkolla ka marrëveshje për furnizim me disa markete të vogla afër saj.

Kjo shkollë për çdo sezon grumbullon mbi 500 euro nga shitja e produkteve të serrave që punojnë nxënësit, derisa e ushtrojnë punën praktike gjatë shkollimit.

Me këto mjete kjo shkollë për çdo vit blen kompjuterë, projektorë për ligjërata, laboratorë të ndryshëm për analiza, dhurata të ndryshme për mysafirë në ditën e shkollës, materiale shpenzuese etj.

Përveç teorisë, nxënësit e praktikojnë se si duhet të bëhet mbjellja e farës, mbjellja e fidanit, përgatitja e dheut me plehërim mineral dhe organik etj., faktorët kryesorë. Për të qenë një bimë e shëndetshme nxënësit mësojnë rreth temperaturës, ndriçimit dhe ujitjes… (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img