Shkodër, kamioni përplas “Skodën”, humb jetën drejtuesi

Must Read

Një kamion me targë “AA 935 LO”, i drejtuar nga shtetasi Anton Aliaj është përplasur me një “Skoda”, duke plagosur rëndë drejtuesin e këtij mjeti.

Shtetasi në fjalë, i identifikuar si Edmond Lisi, i moshës 47 vjeç është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, forcat e policisë në vendin e ngjarjes kanë bërë shoqërimin e 30-vjeçarit Aliaj, i cili do t’i nënshtrohet arrestimit nën akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img