20,04,2024

Shkëlqim Hetemi ka fituar vendin e parë në garat spartan, mbajtur në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara

Must Read


Në shkretëtirën e Abu Dabit, përtej 25 pengesave, në një distancë prej 10 kilometrash, Shkëlqimi ka arritur të mposhtë pjesëmarrësit e grupmoshave 25-29-vjeçare në një periudhë prej 1:57:38.

Në kategorinë spartan super, ku fitues doli Shkëlqimi, morën pjesë 620 garues nga vende të ndryshme të botës.
Ai shprehet krenar për rezultatin e arritur në këtë garë. “Pas këtij rezultati qëndron puna dhe përkushtimi, andaj shpresoj që në të ardhmen do të marr pjesë edhe në gara të tjera e të dal edhe me rezultate më të mira”, theksoi Shkëlqimi.

Kampionati Spartan është ndër evenimentet më të mëdha sportive në sportin e fitnesit, ku vlerësohen fuqia, qëndrueshmëria dhe mirëqenia trupore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img