21,12,2025

Shkelja e Ligjit mbi festat zyrtare në Komunën e Shtërpcës

Must Read

13 janar 2017 .  Shkelja e Ligjit mbi festat zyrtare në Republikën e Kosovës nga ana e Komunë së Shtërpcës

Festohet VITI I RI SERB Shkelja e Ligjit dhe e Kushtetutës së Kosovës, nga ana e Komunës së Shtërpcës vazhdon me avazin e vjetër.

Sot në kundërshtim flagrant me Ligjin nr. 03/L-064, mbi festat zyrtare në Kosovë, Komuna e Shtërpcës nuk punon, kjo pasi komuna e Shtërpcës ka dhënë pushim për punëtorët e saj, me rastin e vitit të ri serb, i cili festohet me 13 janar të çdo viti.

Kjo nuk është shkelja e vetme që iu bëhet Ligjit për Festa Zyrtare dhe të Ligjit për Qeverisje Lokale, kryetari i Komunës z. Bratislav Nikolic, pa asnjë lloj kompetence ka vendosur që administrata komunale të mos punoj edhe në dhjetëra raste brenda tre – katër muajve.

Kujtojmë se Komuna e Shtërpcës nuk punoi as me datë 5 e 6 janar – për shkak se siç thuhet të festës se krishtlindjeve ortodokse, për të cilën ligji parasheh të jetë vetëm 7 janari festë.

Deri më tani komuna jonë fëston të gjitha festat në kalendarin zyrtar të Republikës së Serbisë. Shkelja e Ligjit Nr. 03/L-064, për Festat Zyrtare të Kosovës, tani më është bërë traditë, përgjatë gjithë vitit kjo Komunë pushon me dhjetëra ditë, edhe pse Ligji për Festat Zyrtare, e përcakton qartë mënyrën se si dhe cilat ditë janë ditë pushimi. Neni 7, I këtij ligji thotë, se Komuna ka të drejtë që pos festave të përcaktuara me ligj, ka të drejtë të ketë ditë pushimi vetëm “Ditën e Komunës” Neni 7 Kuvendet komunale mund të përcaktojnë ditët e komunave të tyre si dhe ditët memoriale të komunave në harmoni me këtë ligj Festat zyrtare në Kosovë janë:

1. a) Viti i Ri-1 dhe 2 janari;

2. b) Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti;

3. c) Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

9 Prilli; 4. d) Dita Ndërkombëtare e Punës,

1 Maji;

5.  Dita e Evropës,

9 Maji;

6. Bajrami i Madh, dita e parë;

7.  Bajrami i Vogël, dita e parë;

8.  Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor;

9.  Krishtlindjet Ortodokse, 7janar;

10.  Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve;

11.  Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve.

A e din kush çka festohet sot në Shtërpcë???

Deri më sot nuk kemi parë në asnjë rast të vetëm që të ketë ndonjë mas nga Ministria e Pushteti Lokal, media apo organet kompetente për të trajtuar shkeljen e vrazhdët të ligjeve të Republikës së Kosovës nga ana e Komunës së Shtërpcës Ftojm Ministrinë e Pushtetit Lokal që konform ligjit të ndërrmar masa ndaj shkelsëve të ligjit dhe Komuna e Shtërpcës të ju kthehet normalitetit dhe të jetë në shërbim të plotë ndaj të gjithë qytetarve të saj.

Iniciativa e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj – Shtërpcë . Departamenti i Informimit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img