Shiste drogë në Ferizaj, arrestohet dileri nga Shqipëria

Share

Policia e Kosoëvs ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Ferizaj, për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Bazuar në njoftimin zyrtar, në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 34,44 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të vendosur nëpër qese plastike, një mulli për bluarje të marihuanës, dy pako letra për mbështjellje të marihuanës, një telefon mobil dhe para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme: