25,01,2026

Shikoni se si qeni pushon të qarat e foshnjës (VIDEO)

Must Read

Një foshnje 9-muajshe ka pushuar së qari pasi qeni i tij, Jeeves e ka gudulisur për të rikthyer buzëqeshjen e vogëlushit.

Mamaja e djalit të vogël, Graham Wahrhaftig ka zbuluar mënyrën e duhur për ta qetësuar sepse e thërriti menjëherë qenin e familjes, i cili nisi ta ngacmonte me hundë derisa ai nuk ndalej nga të qeshurat.

“Isha shumë e lumtur që Jeeves ndaloi të qarat e Graham, askush nuk e  bën atë të qeshë ashtu si shoku i tij i ngushtë,” – tha ajo, e cila e adoptoi qenin e rracës, Boxer kur ishte vetëm 5 muajshe shtatzënë.

Gjatë shtatzënisë, ajo ishte e shqetësuar nëse Jeeves nuk do ta pëlqente djalin e saj, por me kalimin e kohës kuptoi se ata të dy u pëlqyen me njëri-tjetrin dhe tani janë si shokë të ngushtë, shkruan ora, përcjellë Klan Kosova

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img