13,01,2026

Shfrytëzone edhe sot diellin, nga e hëna kthehen reshjet e shiut

Must Read

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në ditët në vazhdim do të ketë një ngritje te intensitetit të reshjeve.

Gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.

“Pritet që kushtet për reshje shiu të fillojnë nga e hëna pas dite, por me një intensitet të ulët, ndërsa në ditët në vazhdim do te ketë një ngritje të intensitetit të reshjeve”, thuhet në njoftimin e IHMKsë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime te ndryshme, kryesisht nga jugperëndimi dhe veriu me shpejtësi 3-14 metër për sekond./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img