10,11,2025

Shfaqja ‘Derisa vdekja nuk na ndanë’ premiera e radhës në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Must Read

Shfaqja “Derisa vdekja nuk na ndanë” me tekst të Nina Horvat dhe në regji të Fatos Berishës do të shfaqet premierë në fund të këtij muaji në Teatrin “Adriana Abdullahu” të Qytetit të Ferizajt.

Fatmir Hyseni, drejtor i Teatrit “Adriana” ka konfirmuar për Kallxo.com edhe datën e shfaqjes së premierës.

“Premiera e radhës ‘Derisa vdekja nuk na ndanë’ nga Nina Horvat, në regji të Fatos Berishës do të jetë më 26 dhjetor 2019”, ka thënë Hyseni.

Shfaqja në mënyrë metaforike pasqyron problemet që sot përballen shoqëritë globale dhe fatin e individit

Në shfaqje luajnë: Shpëtim Selamani, Vjosa Abazi, Nexhat Xhokli, Edona Berisha, Arben Marevci, Gresa Gashi, Blin Sylejmani, Valdrin Osmani, Donika Zeqiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img