Sipas tij, kjo është bërë e mundur në saje të përpjekjeve diplomatike të Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Aleksandër Vuçiq.
Ai ka bërë të ditur se në takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, transmeton lajmi.net.
Në qoftes bëhet fjalë për zbatim, marrëveshja mund të shihet me optimizëm, tha Gjuriq, duke theksuar se kjo ka ndodhur në sajë të aktiviteteve ekskluzivisht diplomatike dhe fakti që kryeministri Vuçiq i ka qëndruar prapa serbëve të Kosovës, i cili tha se dhuna nuk do të tolerohet.
“Serbia ka mbështetur fuqishëm përfaqësuesit serbë dhe kushtet që janë krijuar për të ulur tensionet. Ne nuk kemi kontribuuar në tensione, Prishtina i ka vetëshkaktuar ato pasi nuk i ka respektuar marrëveshjet për të cilat është rënë dakord”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka thënë se për sigurinë e veriut të Kosovës, janë duke pasur kujdes të veçantë, ku siç thotë ai, më e rëndësishmja është se u kanë treguar serbëve se nuk do të lejojnë akte të destabilizimit.
Me tutje, tha se janë të përkushtuar me seriozitet dhe besueshmëri për të zbatuar marrëveshjet, duke theksuar se Beogradi ka treguar një angazhim për dialogun, ndërsa Prishtina për katër vite nuk ka bërë asnjë hap drejt formimit të komunave me shumicë serbe. /Lajmi.net/