23,02,2025

Sheshel i përgjigjet Petrit Selimit: Me çfarë baze ligjore do të më arrestoni?

Must Read

vos

Pas deklaratës së ushtruesit të detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimit, se organet e rendit do ta Vojsllav Sheshelin, nëse ai futet në Kosovë, ky i fundit i është përgjigjur në mënyrë shumë të çuditshme.
Kreu i radikalëve serb, në një prononcim për një medium serb, ka thënë se Selimi dhe të tjerët dëshirojnë ta arrestojnë atë për t’ia marr organet.

“Shtrohet pyetja se me çfarë baze ligjore do të më arrestonin? Nuk kanë asnjë arsye!Unë në fakt e di se çfarë ata dëshirojnë… të më arrestojnë dhe më pas të mi marrin organet për shitje”, ka thënë Sheshel, transmeton lajmi.net.

“Ata e dinë se do të përfitonin shumë, pasi që mëlçinë e kanë në gjendje të mirë, është shumë e shëndoshë, gjithashtu edhe zemrën e kam mirë me të gjithë defibilatorët në të cilën Kombet e Bashkuara kanë investuar 40 mijë euro. Gjithashtu i kam të dyja veshkat dhe një organ që është në gjendje të mirë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img