20,11,2024

Sherifi i Nismës ka dilema për murin në Mitrovicë

Must Read
Bilall Sherifi

Shkrimi i plotë i Sherifit në Facebook:

Rrënim apo zëvendësim i MURIT Ilegal me një MUR Legal?

Si zakonisht, kur janë në pyetje marrëveshjet me Serbinë, sërish kemi dy interpretime kundërthënëse me njëra tjetrën. Përderisa bartësit e institucioneve qendrore të Kosovës thonë se është arritur marrëveshja për rrënimin e murit, kryetari i Komunës Veriore të qytetit të Mitrovicës Goran Rakiq thotë se marrëveshja në fakt parasheh jo vetëm rrënimin e murit aktual por njëkohësisht edhe ndërtimin e një tjetri, vetëm se ky nuk do të jetë më ilegal dhe 2 metra i lartë por legal dhe me një lartësi prej vetëm 1.20 metra, si dhe do të vendoset disa metra më brenda zonës së këmbësorëve në sheshin e qytetit. Kjo është ajo që thotë Goran Rakiq.

Tash, nëse në marrëveshje nuk ka diçka tjetër e cila nuk është bërë ende publike, atëherë del se kjo marrëveshje më shumë është arritur për t’ua shpëtuar “fytyrën” drejtuesve të institucioneve, (nëse u ka mbetur ende), të cilët me deklarata të forta kundër murit kishin rritur shumë pritjet e qytetarëve, se sa për të hequr njëherë e përgjithmonë murin edhe si mjet edhe si koncept të cilin Serbia është duke e përdorur në funksion të ndarjes së veriut të Kosovës!

Ditëve në vazhdim do të shihet se cili nga dy interpretimet e marrëveshjes do të gjej zbatim. Gjithashtu, ditëve në vazhdim do të shohim se a bëhet fjalë për një marrëveshje për rrënim të murit apo për një marrëveshje përmes së cilës vetëm bëhet zëvendësimi i murit Ilegal me një mur Legal. Dhe, me këtë edhe nënshtrimi përfundimtar para politikës së mureve!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img