16,08,2025

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Ferizaj

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, realizoi projektin ‘’Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’’ që u mbajt tek sheshi ‘’ Adem Jashari ‘’ në Ferizaj.

Me këtë rast policia, para fëmijëve prezantoi të gjitha njësitet e DRP-Ferizaj dhe  ekspozoi  pajisjet etyre, me të cilat punojnë .

Ndërkaq, këtij aktiviteti ju bashkangjiten edhe pjesëtarët e  FSK -së, KFOR-it amerikan ,  Brigada e Zjarrëfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt .

Fëmijët, patën rastin së afërmi, të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë dhe të pjesëtarët tjerë, të marrin edhe foto me të gjithë.

Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë  besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , uron të gjithë fëmijët për ditën e tyre,  që ata të rriten me shëndet , të  lumtur dhe të gëzuar përherë !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan makineri dhe pajisje për “Ambientin”

Ferizaj, 16 gusht 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka shpërndarë sot makineri dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img