21,12,2024

Shënohet dita e shkollës së mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok

Must Read

Nxënës , arsimtarë e prindër të shkollës së mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok kanë shënuar sot ditën e kësaj vatre të diturisë.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i kuvendit të komunës, Faruk Guri, drejtues të shoqatave të dala nga lufta si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, u shpreh tejet i nderuar me pjesëmarrjen e tij në një ditë shkolle ku behët një përmbledhje e punës dhe angazhimeve të kësaj vatre diturie.

“Një ditë si kjo e sotmja, na bën të reflektojmë në shumë aspekte. Të shikojmë nga e kaluara jo shumë e largët, kur nxënësit tanë nuk mund të mësonin në shkollat e tyre; kur ata dhe mësuesit shqiptarë ndiqeshin e keqtrajtoheshin mizorisht, sepse nuk donin të mësonin atë që u servonin të huajt në planet dhe programet shkollore. Prandaj u deshën shumë sakrifica, vuajtje dhe flijime të panumërta, për të arritur kjo kohë, që ne të jemi të zotët e vetvetes, t’i ndërtojmë e t’i qeverisim vetë shkollat dhe institucionet tona, t’i formulojmë e t’i zbatojmë vetë përmbajtjet mësimore dhe edukative. Muajin e fundit janë organizuar gara në shkallë komune, të cilat kanë treguar se fryma garuese është e pëlqyeshme nga ana e nxënësve, e arsimtarëve dhe e prindërve, ndaj duket kultivuar në vazhdimësi këtë frymë, e cila garanton shkallë më të lartë suksesi dhe afirmimit të nxënësve, arsimtarëve dhe shkollave tona. Unë jam i bindur se fryma garuese në shkollë është qasja e duhur ndaj punës, drejt ngritjes së cilësisë në shkollat tona. Jam i bindur se po iu qasëm punës, mësimit dhe ndërtimit të së ardhmes me seriozitetin dhe përkushtimin e duhur, kjo e ardhme pa dyshim se do të jetë më e mirë”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se është tejet i bindur se e ardhmja e shkollës sonë do të jetë më e mirë se e sotmja.

“Ajo do të vijë e tillë për shkak se bota ecën vazhdimisht përpara, por edhe me angazhimin dhe përkushtimin tonë të përbashkët. Në këtë rrugëtim drejt së ardhmes më të mirë, ne vazhdimisht duhet të pyesim veten, nëse jemi në rrugën e duhur drejt këtij caku; nëse po bëjmë përpjekjet e duhura dhe nëse po japim gjithçka nga vetja, që të kemi shkolla më cilësore, nxënës të përkushtuar e të edukuar, të cilëve u japim mundësi për të marrë njohuritë e nevojshme për moshën e tyre dhe për ta zhvilluar talentin ose prirjet e tyre, nëse po i përgatisim mirë për jetë”, ka deklaruar kryetari Svarqa.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe drejtori i kësaj shkolle Basri Hasani. Ai ka folur për sukseset e kësaj shkolle, por edhe problemet dhe vështëristë me të cilat përballen.

Në fund u shfaq një program i pasur-kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, si dhe u ndan mirënjohje për drejtuesit e pushtetit lokal dhe nxënësit e dalluar të kësaj shkolle.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img