Të hënë në Ferizaj, është shënuar dita e shkollës “Rizah Matoshi”. Në këtë manifestim merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale, familjarë të dëshmorit, si dhe mysafirë të shumtë.
Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar drejtoresha e kësaj shkolle Besa Beqiri-Zejnullahu, duke theksuar problemet, por edhe vështëristë me të cilat po përballen si institucion arsimor. Ajo të pranishmit I njoftoi se në këtë vatër diture tashmë ka filluar procesi gjithë ditorë mësimor, i cili po zhvillohet normalisht pa asnjë problem.
E nga ana tjetër kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ka thënë se kjo është një ditë e veçante sepse po festohet dita e shkollës “Rizah Matoshi”.
“Për të gjithë ju është ditë e veçante sepse po festoni ditën e shkollës suaj nëpër të cilën kanë kaluar qindra nxënës, ku nga kjo shkollë kanë dal dhe presin të dalin kudra të rëndësishme në të gjitha fushat e jetës dhe kjo natyrisht fal punës së palodhshme të arsimtarëve, nxënësve në kryeje me drejtoreshën tuaj”, ka thënë kryesuesi Guri, duke shtuar se kjo ditë po shënohet falë sakrificës sublime të dëshmorëve, martirëve dhe gjithë popullit që sakrifikuan për ne.
Të pranishmit me një fjalë rasti i ka përshëndetur djali i Rizah Matoshit, Bujar Matoshi si dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi.
Me këtë rast u vendosën kurora të freskëta me lule, dhe u shfaq një program i pasur kulturo artistik.
Shkolla fillore e mesme e ulët “Rizah Matoshi” numëron rreth 250 nxënës.