28,04,2024

Shënohet dita e shkollës dhe përkujtohet dëshmori Hajriz Muhadini

Must Read

Të mërkurën në fshatin Dremjak në 18 vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori Hajriz Muhadini si dhe është shënuar 70 vjetori i themelimit të kësaj shkolle.

Në manifestimin e organizuar mori pjesë kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri me bashkëpunëtoret e tij, familjarë të dëshmorit, drejtues të shkollës si dhe mysafirë të tjerë.
Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, është shprehur falë sakrificës së dëshmorëve siç ishte Hajriz Muhadini të gjithë sot po kremtojnë lirshëm.

“Sot ne jemi mbledhur këtu që ta festojmë ditën e kësaj shkolle, dite kjo qe mban emrin e dëshmorit të kombit Hajriz Muhadini, dhe ne po përkujtim të tij, ne vazhdimisht përkujtojmë të gjithë të rënët që dhanë jetën e tyre në mënyrë që arsimtarët të mësojnë nxënësit tyre pa frikë, se dikush do të mund ta ndal këtë procesin mësimor. Ne duhet të kujtojmë të gjithë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për lirinë që po e gëzojmë sot”, është shprehur kryesuesi Guri.

E nga ana tjetër drejtori i shkollës fillore te mesme të ulët “Hajriz Muhadini” në fshatin Dremjak, Bekim Nrecaj, ka folur për sakrificën sublime të dëshmorit Muhadini, por edhe të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Ai po ashtu ka folur edhe për procesin mësimor që zhvillohet në këtë shkollë, por edhe problemet dhe vështirësitë më të cilat përballen. Pati lëvdatë për mësimdhënësit, por edhe nxënësit që po tregojnë rezultate të kënaqeshe edhe nëpër gara të ndryshme të diturisë.

U bë e ditur se në këtë shkollë procesi mësimor e vijojnë mbi 230 nxënës. Në fund u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj vatre diturie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img