18,03,2025

Shënohet dita e shkollës “Bilall Shala” në Lloshkobare

Must Read

Këtë të premte është shënuar dita e shkollës “Bilall Shala”në fshatin Lloshkobare.

Në këtë manifestim merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, mësimdhënës, prindër dhe mysafirë të tjerë. Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili vlerësoi tejet lart kontributin e të gjithë atyre që dhanë gjithçka për edukimin e brezave të rinj.

“Në një ditë si kjo, që paraqet festën e shkollës suaj, është rast i mirë që ne të reflektojmë për arritjet tona në fushën e arsimit dhe të edukimit, për investimet që po bëhen për zgjerimin e hapësirës shkollore dhe për konceptimin, shtjellimin dhe zbatimin e përmbajtjeve mësimorë, të cilat i përgatisin sa më mirë fëmijët dhe të rinjtë për jetën e tyre të ardhshme”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ndërkaq drejtori i kësaj shkolle Ejup Jetishi, ka thënë se kjo shkollë shënon 88 vjetorin e themelimit të saj. Ai para të pranishmëve ka folur për historinë e kësaj shkolle, por edhe për veprën e dëshmorit Bilall Shala.

Në fund u shfaq një program i pasur kulturo-artistik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img