26,12,2024

Shënohet dita e shkollës “4 Prilli” në Zllatar

Must Read

Ferizaj.04.04.2017. Me këtë rast janë përkujtuar edhe katër viktimat e këtij fshati që ranë për të mos vdekur kurrë me 4 prill të vitit 1999.

Në shënimin e kësaj ditë merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, përfaqësues të institucioneve të tjera, qytetarë, por edhe prindër e mësimdhënës të kësaj shkolle.

Me këtë rast drejtori i kësaj shkolle Ibrahim Sallahu, theksoi se 4 prilli është data që meriton të kujtohet çdo here, sepse sipas tij e gjithë Kosova përballej me terror edhe fshati Zllatar në luftën e fundit dhuroi katër viktima të cilat ishin Admir Topalli, Nexhmije Topalli, Sanije Topalli si dhe Izet Sallahu.

Tutje drejtori Sallahu, ka thënë se në këtë shkollë përballen me probleme të shumta, por njëri ndër ta është problemi i hapësirës shkollore.

Nga ana tjetër nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka thënë se në ketë ditë shkolle po kujtojnë edhe viktimat që ranë për të mos vdekur kurrë, ata të cilët kanë sjellur edhe lirinë.
“Jemi sot këtu për të festuar ditën e shkollës dhe për të kujtuar viktimat, martirët dhe dëshmoret qe na sjellën lirinë”, ka thënë nënkryetari Zariqi, përderisa ka shtuar se arsimimi është njëra ndër prioritetet e Kosovës për integrimin e saj edhe në shtete ndërkombëtare. Ai tha se duhet të gjithë të angazhohen në mënyrë që edhe cilësia e arsimit në asnjë mënyrë të mos mungojë.

“Duhet të bëjmë më shumë për të ndryshuar cilësinë e arsimit, në mënyrë që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të ndritur”, ka thënë Zariqi.

Me këtë rast është bërë edhe promovimi i revistës së kësaj shkolle me titull “Lulet e Prillit”, të cilin promovimin e bëri profesori i gjuhës shqipe Zymer Haliti.

Me këtë rast u bënë homazhe tek lapidari i viktimave, ndërsa u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img