Lagjja Kodra në fshatin Zllatar të Komunës së Ferizajt, janë shpalosur dy pllaka njëra në shtëpinë e Fatmir Karalitit i njohur me nofkën e luftës “STUDENTI” si dhe tjetra tek shtëpia e Januz Karalitit.
Me këtë rast komandanti i brigadës 173 “ Gursel e Bajram Sylejmani” i shtabit te UÇK-së, z. Selami Neziri, i cili theksoi se këto dy shtëpi UÇK-ja gjeti strehim në kohëra më të vështira të vitit 1998, këto familje ishin në çdo moment në shërbim të pjesëtarëve të UÇK-së e ku edhe nga këto familje kishte ushtarë në UÇK.
Këto pllakat zyrtarizuan SHTËPI BAZË E UÇK-së, të cilat kanë qenë bazë për udhëheqës dhe ushtarë të UÇK-së.
Në emër të njësitit të UÇK-së z. Sejdi Ahmeti, falënderoj familjet dhe të gjithë se një angazhim i tilla Kosova tashmë gëzon lirin dhe fal familjeve e tilla UÇK-ja korri suksese dhe ishte e fuqishme
Në rastin e shpalosjes së pllakave në emrin e dy familjeve u falënderua Fatmir Karaliti.