16,12,2025

Shëmtia mbi platonë e re /Foto

Must Read

Punëtorët e kompanisë “Rexha” që bënë ndërtimin e platosë janë dislokuar për të sanuar sheshin “Adem Jashari” përballë objektit të Komunës së Prishtinës, që para disa muajve, shkruan lajmi.net.

Por, platoja me pllaka të reja, nuk po mirëmbahet nga askush. Pishat mbi të janë tharë, dhe gjelbërimi i prezantuar nga kryetari Ahmeti gjatë fillimit të punimeve nëpërmjet pamjeve vizuele, nuk po shihet askund, ose në atë pjesë që ka mbirë e ka pamjen e gjelbërimit që shihet skaj rrugëve të magjistralëve.

Po ashtu, mbi këtë bulevard, të padestinuara në vendin e vet janë edhe shishet e qelqit të thyera, kurse gati të gjitha qoshet janë të mbushura me mbeturina.

Në vijim po ju sjellim disa fotografitë që tregojnë pamjen e platos me të cilën nuk janë të kënaqur as banorët që jetojnë aty. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img