12,01,2026

Shembje në punimet e autostradës Kaçanik Hani i Elezit, lëndohen dy punëtor të Bechtel-Enka

Must Read

Magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit është njëra prej rrugëve në të cilat kemi thuajse çdo ditë shembje në rrugë.
Edhe sot, në mëngjes, raportohet se pas shembjeve të dheut u vërshua një vend punishte e kompanisë “Bechtel-Enka” e si pasojë e saj dy punëtorë janë lënduar.

Derisa edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë pjesë kishte disa probleme me qarkullim të automjeteve.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar për “Indeksonline” se kishte shembje në rrugë tek vendi i quajtur Guri i Shpumë.

“Po, jemi njoftuar se kompania përkatëse ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke pastruar terrenin. Qarkullimi i automjeteve vazhdon dhe se nuk ka ndonjë rrezik”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img