01.10.2017.
Muharrem Sfarqa, kryetar i Ferizajt, njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat, në një debat në RTV Dukagjini ka thënë se sa i përket sheshit në qytetin e Ferizajt, Komuna ka përfunduar kryer procedurën e tenderimit, është përzgjedhur operatori ekonomik, janë duke u zhvilluar punimet.
“Është një projekt dyvjeçar, pjesa e segmentit të parë është përfunduar. Ka të bëjë vetëm me përfundimin e një fontane të cilën unë nuk lejojë që të kryhet vetëm shkel e shko. Do të respektohen të gjitha parimet për vendosjen e saj sipas projektit. Vetëm pjesa e fontanës është e pakryer, pjesa tjetër është kryer”, ka thënë ndër tjerash Sfarqa. /Telegrafi/
https://dukagjini.gjirafa.com/?video=debati-per-ferizaj-sfarqa-tregon-kur-do-te-inaugurohet-sheshi