20,12,2024

Sfarqa për shëndetësinë: Më e rëndesishme se hapësirat është ngritja e cilësisë së shërbimeve

Must Read

Në lidhje me sferën e shëndetësisë kandidati i LDK-së për Ferizajn, Muharrem Sfarqa, deklaroi që e rëndësishme është ngritja e cilësisë së shërbimeve.

Tutje ai tha që në planin buxhetor të kësaj komune, bëjnë pjesë edhe ndërtimi i katër ambulancave të reja.

“Sa i përket shëndetësisë më e rëndësishme se zgjerimi i hapësirave është ngritja e cilësisë së shërbimeve dhe puna e ekipeve mobile. Ne kemi ndërtuar tre ambulanca dhe katër të tjera janë në projekt të buxhetit komunal” ka thënë Sfarqa, njofton Klan Kosova.

Tutje Sfarqa ka thënë vetëm gjatë vitit të fundit Ferizaj ka ofruar mbi 900 mijë shërbime shëndetësore, ndërsa sa i përket ndërtimit të spitalit ai theksoi që kjo nuk është në kompetencë të komunës dhe se veçse janë ndarë dhjetë milionë euro për këtë çështje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img