19,05,2024

Sfarqa: PDK-së më së paku i konvenojnë zgjedhjet, është e dobët pa Thaçin (Video)

Must Read

Muharrem Sfarqa, anëtar i kryesisë së LDK-së në emisionin Infobox të RTV Dukagjinit ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në komunikimet e tij me masën po tejkalon kompetencat që ka, dhe këto po i bënë ngase Veseli sipas tij nuk po i di kompetencat që i takojnë.
“Unë vërej një tejkalim të kompetencave nga kryeparlamentari në raport me punën dhe detyrat, për çka është i zgjedhur. Por, më tepër unë e shoh këtë si një përpjekje për të mobilizuar në një rast futbollistët me premtimin që u dha. Ai ka një tejkalim, por në kuptimin simbolik ndoshta mund t’i falet për shkak të mos njohjes së kompetencave të veta dhe të qeverisë”.

Sa i përket paralajmërimit të Veselit për prishje të koalicionit dhe mundësinë e shkuarjes se vendit në zgjedhje, Sfarqa ka thënë se kjo nuk i konvenon asnjë subjekti politik, aq më pak PDK-së, së cilës i mungon lideri i dikurshëm që tani është President i vendit.

“PDK nuk është në pozitë më të favorshme se LDK, Presidenti ushtron funksionin e vet, dhe në kuadër të zgjedhjeve PDK shkon me një lider të ri, një lider të munguar, sepse një parti nuk e ka komoditetin e futjes në zgjedhje me humbjen e një lideri të një periudhe 17 vjeçare, dhe me një lider, i cili tani akoma është në formim të identitetit të tij”.

Muharrem Sfarqa në Infobox ka thënë se ky koalicion mund ta quaj sukses rritjen e buxhetit që në vitin 2017 do të shkojë në dy miliardë, gjithashtu edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img