Shtabi emergjent i Komunës së Ferizajt, edhe sot ka ndihmuar me gjëra ushqimore dhe higjienike banorët e fshatit Jezerc.
Drejtori Burim Karameta nga shtabi emergjent i komunës së Ferizajt edhe sot ka marr rrugë për në fshatin Jezerc, në mënyrë që të ndihmojë edhe familjet tjera që kanë nevojë për ndihmë. Ata u ndihmuan nga komuna e Ferizajt dhe afaristë të shumtë të cilët po i dalin në ndihmë familjeve që kanë nevojë në këto kohë kur edhe temperaturat janë shumë të ulëta.
U bë e ditur se edhe ditëve në vazhdim do të ndihmohen të gjitha familjet që kanë nevojë për ndihmë.