02,12,2024

Serbia sot pritet të bëjë agresion ndaj Kosovës, fut trenin ilegalisht në veri

Must Read

Treni i dizajnuar brenda me ikonografi ortodokse serbe dhe jashtë më mbishkrime provokuese, pritet të arrijë pasdite në Stacionin e Trenave në Mitrovicë.

Treni, sipas të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, do të bëjë nesër xhiron e parë promovuese ku do të bartën zyrtarë të shtetit serb, gazetarë, etj.

Këtë ngjarje Serbia po e quan historike pasi që “po rikthehet në Kosovë” që nga shpartallimi në vitin 1999, shkruan lajmi.net.

Treni që është dhuratë nga Rusia ka mbishkrime në shumë gjuhë botërore “Kosova është Serbi”. Këtu përfshihet edhe gjuha shqipe!

Autoritetet kosovare janë treguar të pafuqishme ndaj këtij agresion të hapur të Serbisë, duke kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Përveç që është quajtur ilegal, institucionet kosovare duket se nuk do të mund ta ndalojnë hyrjen e trenit “kishtar” në Republikën tonë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka hezituar të përgjigjet në pyetjen se si do të veprojë nesër nëse merr urdhër që treni mos të lejohet të hyjë në Kosovë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img