28,11,2025

Serbia me ultimatume nga Moska dhe Brukseli

Must Read
Flamuri i Serbise dhe i BE-se

Njëri ka ardhur nga Moska e tjetri nga Brukseli. Sipas asaj që njoftojnë medie të Beogradit, së pari , ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ka tërhequr vërejtjen se me hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, lidhjet bilaterale e afariste ndërmjet dy vendeve, do të pësojnë ndryshime.

Në vërejtjen e parë theksi është vënë në ekonomi dhe energjetikë. Çepurin ka thënë pas anëtarësimit ë Serbisë në BE, Zona e tregtisë së lirë Serbi – Rusi – Unioni ekonomik Euroazi do të detyrohet të pushojë.

Në dokumentin e miratuar me titullin “Prioritetet e politikës së përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të Bashkimit Europian”, shkruan se Serbia duhet të arrijë rezultate në reformat e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe gradualisht duhet ta harmonizojë politikën e vet të Jashtme me Politikën e Jashtme e të Sigurisë me BE-në.

Fjala “duhet” është ajo që e brengos Serbinë, pasi deri më tash Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë të cila i zbaton BE.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img