Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiq ka thënë se në mbledhjen e sotme kanë folur për çështjen e Ballkanit Perëndimor, duke pretenduar se ata janë të gatshëm për të bërë një rajon më të qetë dhe më stabil, transmeton lajmi.net
Kurse Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq në mbledhjen e Këshillit ka thënë se qëndrimi i tyre për Ushtrinë e Kosovës nuk do të ndryshojë, dhe iniciativa për krijimin e kësaj ushtrie sipas tij e minon paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Politika e jonë në pesë vitet e fundit kishte për qëllim për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe për zhvillimin e Serbisë”, u shpreh Nikoliq.
Në takim morrin pjesë edhe ministri serb i mbrojtjes, Zoran Djordeviq, Ministri i Drejtësisë, Nela Buburoviq, Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Tonçev etj. /Lajmi.net/